Takimi i Salianjit në Fier/ Anëtari i FRPD kritik ndaj Berishës: Demokratët janë shitur! Në fillim duhet të rrëzojmë ata që qeveria i ka futur si kalë troje në PD
Anëtar i FRPD Orest Berberi i është bashkuar takimit të Ervin Salianjit në Fier me demokratët.
Teksa mbajti fjalën e tij, ai theksoi se Partia Demokratike i ka të gjitha shanset që të rrëzojë qeverinë, por sipas tij këtë gjë lidershipi i saj nuk e do.
“PD ka shanset mundësitë ta rrëzojë si me revoltë si me dhunë apo në mënyrë paqësore. Por liderishpi i saj nuk do. Prandaj edhe PD ka nevojë për njerëz të rinj. Të gjithë e dinë që PD dhe demokratët në shumë raste janë shitur dhe të gjithë e dinë se kush janë përgjegjësit dhe duhet të dalin përpara llogaridhënies së demokratëve. Jo me lista të imponuara nga Tirana. Demokratët janë të gjithë njësoj. Ata që duan qeverinë në pushtet nuk kanë dhe nuk do të kenë vend në PD dhe kjo duhet t’i bëhet e qartë lidershpit të Partisë Demokratike. Nëse demokratët duan ndryshim le ta bëjnë ndryshimin, por nëse demokratët duan ndryshim në fillim duhet të largojnë ata që janë si kalë troje në PD. Ata janë e keqja e Partisë Demokratike. Kanë mbi 30 vite, kanë marrë mandate deputeti dhe asnjëherë nuk i kanë dhënë atë që kanë mundësi të japin. Pra a ka dalë dikush që t’i kërkojë falje demokratëve? Askush, vetëm na vodhën”, tha ai.
© BalkanWeb