“Të Gjitha Rrugët të Çojnë në Romë” nis në ABC News/ Ambasadori italian: Programi do ndihmojë që Italia të njihet më mirë
schedule22:05 – 19 Nëntor, 2025
Të Gjitha Rrugët të Çojnë në Romë, është emisioni i gazetarit Artur Nura, që nis nga sot në ekranin e ABC News. Në qendër të kësaj puntate të parë të emisionit, ishte pikërisht takimi mes dy qeverive asaj shqiptare dhe italiane në Romë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ambasador siç ju e dini tashmë rruga ime mediatike në lidhje me marrëdhëniet italo-shqiptare ka ndërruar shtëpi mediatike. Ndërkohë çfarë mund të thonit për këtë program që titullohet jo rastësisht: Të Gjitha Rrugët Çojnë në Romë?
Ambasadori Alberti: Para së gjithash faleminderit. Dhe kjo, sepse të jemi mirënjohës ngaqë ti ndihmon vendin tonë të jetë më i pranishëm në vendin tuaj. Pra, urime dhe, këto urime vijnë me premtimin për t’ju qenë më afër juve me veprimtaritë që do lindin nga marrëveshjet e fundit në mbledhjen e dy qeverive tona në Romë e cila u realizua në javën që kaloi.
Këto falënderime që po ju japim ju do të ndiqen me një seri propozimesh për të ndjekur mediatiksiht një seri organizimesh, apo eventesh, të cilat do realizohen në javët, në muajt dhe vitet e ardhshme. Pra në besojmë te ty për këtë mundësi të madhe që na ofron.
Pyetje: Me kënaqësi. E marr si një urim për mbarësi. Shumë faleminderit.
Ambasadori Alberti: Faleminderit ty Artur! Dhe një përshëndetje për telespektatorët tuaj sepse unë besoj që programi juaj do jetë një transetim që do të ndihmojë që Italia të njihet më mirë, por mbi të gjithë të njihet më mirë marrëdhënia që vendi ynë ka me vendin tuaj në një dimension të ndryshëm, në një dimension miqësie e cila do të konvertohet në projekte të përbashkëta. Që do të konvertohet në një vizion që sheh nga e ardhmja duke vlerësuar të shkuarën e cila është solide dhe i përket memories së përbashkët dhe që sot duhet të zhvillohet nëpërmjet Aleancës sonë Strategjike.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

