“Të rrisim transparencën”, Adnan Xholi shpalos vizionin: Zgjidhje statusit të prokurorëve të SPAK
Sondazh
Loading …
schedule09:54 – 11 Dhjetor, 2025
TIRANË- Teksa shpalosi vizionin e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidati Adnan Xholi premtoi zgjidhjen e statusit të prokurorëve të SPAK.
“Vizioni im ka të bëj me krijimin e një institucioni sa më efektiv, i besueshëm nga publiku shqiptar dhe nga ndërkombëtarët. Sfidë zgjidhja e statusit të prokurorëve. Do insistoj, që statusi të marrë zgjidhje.
Nuk e them për veten time, por bëhet fjalë për kolegët e tjerë, të cilët vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para. Eksperienca e këtyre prokurorëve do të humbasë. Këta prokurorë janë përballur me grupet e rrezikshëm, dhe do vihen në rrezik tek ato zyra ku do shkojnë.
Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve në SPAK. Të shtohen ekspertë të fushave të ndryshme në Strukturën e Posaçme, Duhen ekspertë kontabël, bankar, të kriptovalutave, me qëllim që t’i godasim në kohë reale këto grupe kriminale.
Të pajisen ambientet e marrjes në pyetje me sistemin audio-video, me qëllim që të garantohet transparenca. I qëndroj bindshëm idesë, që duhet të shtohen prokurorët. Duke ruajtur standardeve evropiane, për ngarkesën që kanë në vit prokurorët., tha Adnan Xholi.
Të ngjashme