Të shtëna pas sherrit për makinën/ Elbasan, policia zbardh ngjarjen pas plumbave drejt një banese
schedule15:16 – 30 Nëntor, 2025
Policia e Elbasanit ka zbardhur incidentin me armë zjarri të raportuar dy ditë më parë në qytet.
Në lagjen “Vullnetari” në Elbasan u raportua për disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së një 66-vjeçari ndërsa policia ka zbardhur ngjarjen pas veprimeve hetimore.
Sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për një konflikt mes dy personave Elidon Cani 24 vjeç dhe Besnik Bylyku 48 vjeç, për të cilët kanë nisur një hetim në gjendje të lirë.
Sherri mes tyre raportohet të ketë nisur për motive të dobëta ndërsa gjatë konfliktit është 24-vjeçari I cili ka dëmtuar xhamin e automjetit të Besnik Bylykut.
Ndërkohë në konflikt janë përfshirë dhe persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së 66-vjeçarit ku jeton dhe Elidon Cani. Ky i fundit gjithashtu nuk ka bërë kallëzim për ngjarjen.
Dy të afërm të 48-vjeçarit Besnik Bylyku, janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Po ashtu 47-vjeçari I vënë nën hetim nga policia e Elbasanit dyshohet të ketë fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë të banesës së tij, shtëpi e cila ndodhet pranë vendi të konfliktit duke penguar zbulimin e të vërtetës. / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!