Të shtënat në Fier/ Policia zbardh dinamikën, përplasja nisi brenda një lokali
schedule22:49 – 21 Nëntor, 2025
FIER– Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti” në Fier, dyshohet se pas një konflikti midis dy personave, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Konkretisht, raportohet se Romeo Çako, 33 vjeç është konfliktuar fillimisht me Mariglen Sinaj dhe më pas situata ka eskaluar në përdorimin e armës.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

