“Tek turqit e çoi Rama”, Klevis Balliu: Propaganda e pushtetit përpiqet të na shpjegojë se pse Balluku nuk duhet të arrestohet, e bëjnë sepse…
Deputeti i PD, Klevis Balliu, theksoi se propaganda e pushtetit dhe mediat afër qeverisë i shpjegojnë opinionit publik, se “pse Balluku nuk duhet arrestuar.
Balliu tha se përgjegjësi kryesor për aferat e zv.kryeministres është vetë Edi Rama.
“Të gjitha krimet në Shqipëri kanë një të përbashkët, ajo është Edi Rama. Armiku numër një i çdo qytetari shqiptar është Edi Rama. Kemi parë se si e gjithë qeveria dhe mediat e kapura nga pushteti, po tentojnë të na shpjegojnë se pse Balluku nuk duhet arrestuar, se përse ajo nuk duhet të ishte në burg.
E vërteta është që kanë hallin e Edi Ramës sepse Belindën tek Turqit e çoi Rama.
Belinda nuk i njihte turqit, por e çoi Edi Ramën. Dhe çfarë bëjnë sot, sulmojnë këtë qëndresë ju sulmojnë secilin nga ju. Ju sulmojnë sepse ju kanë frikë. Ju sulmojnë sepse e dinë që ajo përfaqësoni. Është diçka që ata që ata s’mund ta përfaqësojnë kurrë. Sepse ju përfaqësoni të vërtetën.
Qëndresën që sot bëhet këtu. Dhe në çdo cep të Shqipërisë, po bëhet nga qytetarë të ndershëm. Është një qëndresë, e cila nuk i shërben një njeriu, as një deputeti. Por i shërben interesit kombëtar shqiptar sepse Edi Rama dhe qeveria e tij janë qeveria anti-kombëtare. Janë qeveria e shpopullimit, anti-kombëtare, qeveria e vjedhjes.”, tha Balliu.
© BalkanWeb