“Teka” e radhës e Guardiolës kushton 75 mln euro, City gati t’ia plotësojë dëshirën që në janar
15 Dhjetor 2025
17:22
Telesport
Pavarësisht luhatjeve të fillim sezonit, Manchester City është rikthyer fuqishëm në garën për titullin kampion në Premier League, pasi gjendet vetëm dy pikë larg Arsenalit, të vendit të parë.
Për të qenë kompetitiv deri në fund të sezonit, Pep Guardiola ka kërkuar përforcime gjatë merkatos së janarit. Dëshira e madhe e trajnerit spanjoll është Tino Livramento, mbrojtësi i Newcastle, i cili bie në sy për forcën fizike, aftësinë mbrojtëse dhe sulmuese, tipare që pëlqehen shumë nga Guardiola.
Megjithatë, transferimi i tij gjatë merkatos së janarit nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi Newcastle është një klub shumë i vështirë për bisedimet dhe marrëveshjet në merkato. Mediet angleze bëjnë me dije se Manchester City po përgatit një ofertë 74 milionë euro në total për të bindur “Qymyrxhinjtë”.
Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshje të përfshihet edhe James Trafford, vlera e të cilit llogaritet te 35-40 milionë euro. Portieri 23-vjeçar i transferuar në verë nuk po gjen hapësira te “Qytetarët” dhe transferimi te Newcastle mund të ishte një lëvizje e mirë për të.