Tensionet mes Tajlandës dhe Kamboxhias, Trump i bindur: Kam zgjidhur tetë luftëra! Do t’i telefonoj për t’i dhënë fund
Tensione mes autoriteteve tajlandeze dhe Kamboxhias. Kjo e fundit akuzohet se ka vendosur armatim në një zonë të diskutueshme pranë provincës bregdetare të Trat-it, duke e konsideruar këtë si shkakun kryesor të rinisjes së përleshjeve përgjatë kufirit.
Hun Sen, kryetar i Senatit, deklaroi se forcat kamboxhiane u përgjigjën ushtarakisht pasi kishin treguar durim 24 orë. Ai akuzoi Tajlandën për shkelje të marrëveshjeve të arritura muajt e fundit. Përplasja e tanishme lidhet me një konflikt të vjetër, të rrënjosur në kufijtë e përcaktuar gjatë periudhës koloniale franceze. Të dy shtetet pretendojnë disa tempuj dhe zona historike përgjatë vijës së sotme kufitare, çka ka qenë prej vitesh burim tensionesh.
Kryeministri tajlandez, Anutin Charnvirakul, theksoi se ushtria “do të mbrojë sovranitetin kombëtar” dhe mohoi mundësinë e një tërheqjeje të menjëhershme nga zonat e përfshira. Duke komentuar situatën gjatë një mitingu, Donald Trump tha: “Kam zgjidhur tetë luftëra, përfshirë atë mes Tajlandës dhe Kamboxhias, e cila ka nisur sërish sot. Nesër do t’i telefonoj. Kush tjetër mund të bëjë një telefonatë dhe të zgjidhë një luftë?”.
© BalkanWeb