“Tenton të bëjë heroin”, Xabi Alonso kërkoi largimin e yllit të Real Madrid
16 Janar 2026
16:13
Telesport
Para largimit nga detyra, trajneri Xabi Alonso ka qenë i drejtpërdrejtë në vlerësimin e situatës së Jude Bellingham, duke e parë atë si një problem potencial për ekuilibrin e Real Madridit.
Sipas tij, edhe pse anglezi zotëron cilësi të larta individuale, prania e tij krijon vështirësi në aspektin taktik dhe ndikon negativisht edhe në ambientin e brendshëm të skuadrës.
Alonso e ka argumentuar mendimin e tij duke theksuar se Bellingham shpesh kërkon të marrë rolin e protagonistit, gjë që, sipas tij, cenon ritmin e lojës së ekipit dhe ndikon në qarkullimin e topit.
Për këtë situatë, ai nuk shihte një zgjidhje të thjeshtë apo të menjëhershme.