Ter Stegen rikthehet titullar te Barcelona, reagon Flick: Është kapiteni, pata një mundësi dhe e aktivizova
17 Dhjetor 2025
8:32
Telesport
Pas fitores 2-0 kundër Guadalajara, e cila i siguroi Barcelonës një vend në raundin e 16-tave të Copa del Rey, trajneri Hansi Flick komentoi performancën e ekipit të tij në një konferencë për shtyp. Trajneri i “blaugrana” theksoi aspektin mendor në veçanti.
“Të luash në Kupë gjithmonë sjell sfida, por ajo që bën vërtet diferencën është qëndrimi. Nga kjo perspektivë, ekipi iu përgjigj në mënyrë të përshtatshme, duke treguar fokus dhe vendosmëri deri në fund”, tha trajneri Hansi Flick.
Trajneri gjerman, më pas komentoi vendimin për të aktivizuar Marc-André ter Stegen: “Ai është kapiteni dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin. Dje pati një mundësi për ta luajtur në Copa dhe e shfrytëzova. Është një hap tjetër në udhëtimin e tij.”