“Thumanë-Kashar, Qukës-Qafë Plloçë e Tiranë-Durrës, ‘kurth vdekjesh’ për shqiptarët”, inxhinierja e ndërtimit jep alarmin: Rrugët e reja të rrezikshme, të mbyllen dhe të kolaudohen!
Inxhinierja e ndërtimit Senada Mehmeti ka dhënë alarmin për të gjitha rrugët e reja që janë ndërtuar në vendin tonë. E ftuar në emisionin ‘News24 fundjava’, Mehmeti tha se autostrada Tiranë-Durrës, apo dhe ajo Thumanë-Kashar, Qafë-Pllocë, duhet të mbyllen dhe të kolaudohen.
Sipas saj, këto janë rrugë vdekje, që do të marrin çdo ditë jetë njerëzisht, ndonëse janë të reja. Ajo shtoi se në këto rrugë mungon sinjalistika dhe se nuk janë respektuar standardet në ndërtim.
“Në rrugën Tiranë-Durrës, është kaos, është aks që shkakton vetëm dëme të mëdha. Ka pasur dhe raste vdekjesh. Rrugë e komentuar është dhe Thumanë-Kashar, kostoja e të cilës ka shkuar rreth 300 mln, njërën e kemi paguar nga buxheti, apo nga taksat dhe qeveria mbi tortë, edhe kur kalojmë te ai tra. Rruga Thumanë-Kashar, po i rrjep shqiptarët 3 herë, ku qytetarët paguajnë, dy herë nga taksat dhe nga vetë xhepi. Milot-Balldre po sos durimin, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe qytetarëve nga Kosova apo vizitorët që vijnë nga Mali i Zi, apo Vjena e Suedia e largët. Një arterie me një korsi në ardhje me atë në vajtje. Aty kalojnë autokombanja, kamionë, apo ambulanca e makina. Ajo rrugë duhet të ishte prioritet i qeverisë. Hyrja e Shkodrës, janë plot 1.8 km dhe nuk është bërë. Vazhdojnë makineritë që krijojnë trafik, por asnjë progres.
Milot-Balldre, dhe Thumanë-Kashar, janë në fushë, mjafton që të tërhiqe një vijë dhe bëje rrugën. Veriu është lënë shpesh jashtë dore. Ajo rrugë është projektuar që të ecet me 130 km/orë, por ju lutem mos e bëni, sepse është e rrezikshme. Është krijuar shembje dhe shkallë, (Për Thumanë-Kashar) Rrugët prishen para inaugurimin, se fryhen kot kostot. Të gjitha rrugët që janë bërë kohët e fundit, duhet të mbyllen dhe të rregullohen. Duhet të mbyllen me korsi. Rruga Qafë-Pllocë duhej të mbyllej, por u shemb. Nuk na e ka fajin Zoti, por është mungesë e seriozitet të njerëzve. 80 % të kostot e kanë përvetësuar, dhe kanë investuar vetëm 20%. Rruga e Velipojës, është shkërmoqur, Tuneli i Llogarisë është mbyllur. Rrugët janë ‘kurth vdekjesh’ për shqiptarët. Kjo është fatkeqësi e madhe, se mungon sinjalistika. Tiranë-Durrës psh është e rrezikshme. Veriu është lënë ashtu qëllimisht. Nuk është mungesë financash, por mungesë e vullnetit politik dhe mungesë transparence se si janë alokuar fondet.”, tha ajo.
© BalkanWeb