Tirana merr një pikë shprese, Teuta “ngec” para tifozerisë së vetë
13 Dhjetor 2025
21:34
Telesport
Teuta dhe Tirana u ndeshën sonte në “Niko Dovana”, për javën e 16-të në Abissnet Superiore. Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Nuhiu e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 4-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt Falaye-Ndong, mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 24-të, Tirana gjen sërish golin me nigerianin Falaye, por që anullohet për pozicion jashtë loje, gjë që konfirmohet edhe nga VAR.
Në minutën e 30-të, një ish-bardheblu ndëshkon Tiranën, Mario Beshiraj tregohet i saktë nga penalltia, e fituar nga estoniani Jurgnes, pasi një kontakti brenda zonës me Kleandro Lleshin. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-1.
Në pjesën e dytë ndodh një situatë aspak e zakontë. Fillimisht Tirana refuzon të dalë në fushë, si shenjë proteste ndaj vendimeve të arbitrit, por pas disa minutash bardheblutë ndërrojnë mendje dhe zbresin në fushë.
Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit, Teuta-Tirana ndahet në barazim 1-1. Teuta renditet në vendin e 5-të me 24 pikë, Tirana e fundit me 8 pikë.