Tirana pret Samitin e BE/ Kristafi: Shqipëria e Mali i Zi pararojë të anëtarësimit në BE. Serbia e painteresuar
schedule13:33 – 21 Nëntor, 2025
Në Samitin e Bashkimit Europian të mbajtur këtë të premte në Tiranë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledion Kristafi vlerësoi pozicionin e Shqipërisë dhe Malit të Zi si vendet pararojë në procesin e anëtarësimit në BE.
I ftuar në “News Line” në ABC News, Krisafi theksoi se hapja e kapitujve negociues nga Tirana brenda vetëm një viti përbën një rekord të jashtëzakonshëm, ndërsa nënvizoi nevojën për një përafrim më të fortë ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe unionit.
Sipas tij, BE synon t’i trajtojë vendet e rajonit si grup, pavarësisht dallimeve të mëdha mes tyre, ndërsa Shqipëria duhet të përmbushë më shumë kritere për të përfituar fonde krahasuar me fqinjët. Ai shtoi se Serbia mbetet larg procesit, me vetëm 33% të qytetarëve pro integrimit, ndërsa Shqipëria shfaqet më e angazhuar drejt rrugës europiane.
“Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet pararojë të anëtarësimit në BE. Prandaj dhe samite të tilla zhvillohen në këto vende. Tirana ka hapur kapitujt për një 1 vit që është një gjë e jashtëzakonshme, është rekord. Prandaj duhet që të krijohet një përafrim ekonomik. Ballkani Perëndimor nuk është shumë i lidhur me BE.
Një prej qëllimeve është lidhja e shteteve të Ballkanit perëndimor dhe më pas të jenë përsëri gati për integrimin në BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor, BE po përpiqet që t’i shikojë në grup ndërkohë që janë shumë të ndryshme. Shqipëria duhet të bëjë më shumë se sa vendet e tjera që të Ballkanit Perëndimor për të marrë të tilla fonde. Serbia është shumë larg, vetëm 33% e qytetarëve kërkojnë që të integrohen në BE. Shqipëria është më e zellshme”, tha Kristafi./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!



