Titulli? Ska mbaruar asgjë, jemi edhe ne në garë, Slot me mesazh të qarta në prag të Nottinghamit
Tekniku i Liverpool, Arne Slot doli në konferencë para ndeshjes ndaj Nottingham. Ai u shpreh se të kuqtë, do luftojnë deri në fund për titullin.
“Mënyra më e drejtë për të gjykuar tabelën është pas 38 ndeshjeve, dhe më pas pas 19 ndeshjeve. Le të shohim se ku do të jemi atëherë.
Luhatjet në formë nuk lidhen vetëm me lojtarët e rinj. Sfida më e madhe për ne tani është përgatitja fizike.
Isak- Shpresonim që Alex të luante më shumë për Suedinë, por ai ishte vetëm një karton i verdhë larg pezullimit. E kuptueshme që nuk e aktivizuan në ndeshjen e dytë.
Mbrojtja- Kemi pesë mbrojtës natyralë për shtatë ndeshje në 22 ditë. Nuk shoh që dikush të rikthehet para kësaj periudhe. E dinim që do të ishte e vështirë kur sollëm lojtarë të rinj”- tha Slot.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb