“Topi i Artë 2025”, ndahen çmimet për më të mirët e vitit
Këtë të hënë u mbajt mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, ku u ndanë çmimet për më të mirët e vitit. Çmimet “Topi i Artë” dhe “Këpuca e artë” i takuan Bekim Balajt, me sulmuesin e Vllaznisë që mori këto trofe individual pas një viti të suksesshëm.
Ndër të tjera, talenti i vitit u shpall mbrojtësi i Bylisit Fabjan Përndreca. Arbitri më i mirë u vlerësua Kreshnik Cjapi. Vëmendja ishte e përqëndruar edhe te trajneri i vitit, me këtë çmim që u mor nga tekniku Edlir Tetova, i cili dërgoi drejt suksesit në dy vite radhazi Egnatian. Fitues i çmimit “Zemra Kuqezi” u shpall Mario Mitaj, sakaq “Lojtari i vitit” në kombëtare është Berat Gjimshiti.
© BalkanWeb