Tottenham shumë dobët, Man. City mjaftohet me dy gola për pjesën e parë (video)
1 Shkurt 2026
18:20
Telesport
Tottenham-Manchester City, supersfida e javës së 24-të në Premier League, është mbyllur 0-2 për “Qytetarët”, për pjesën e parë.
Supersfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku pas një kombinimi me Erling Haaland, ishte Rayan Cherki që shënoi një gol shumë të bukur, me një goditje me të djathtën, brenda zonës.
Në fund të kohës së rregullt të pjesës së parë, pas një topi të humbur nga londinezët dhe asistit të Bernardo Silva, ishte Antoine Semenyo që shënoi golin e dytë për City-n. Në 5 ndeshje me Manchester City, Semenyo ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për “Qytetarët”.
Tottenham ka edhe 45 minuta të tjera në dispozicion për të ndryshuar fatin e ndeshjes, ndërsa City duket i vendosur për fitoren e radhës dhe për të mos rritur më diferencën me Arsenalin kryesues.