Tragjedi në Francë/ Shpërthim dhe flakë në një pallat, humbin jetën 6 persona, mes tyre dhe dy fëmijë
Një ngjarje e rëndë ka goditur Francën pasditen e së hënës, pas një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë banimi katërkatëshe në qytetin Trévoux, në departamentin Ain. Si pasojë e ngjarjes, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe dy fëmijë të moshës tre dhe pesë vjeç, të cilët ndërruan jetë nga plagët e marra.
Autoritetet lokale kishin njoftuar fillimisht për pesë persona të plagosur, të cilët morën trajtim mjekësor në vendngjarje, pa dhënë detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas gazetës Le Progrès, dy viktimat më të reja pësuan arrest kardiak pas shpërthimit.
Mediat lokale raportojnë se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Incidenti ndodhi në katin përdhes të ndërtesës së banimit, në zonën e Beluizon.
Dy shkolla pranë vendngjarjes kanë pësuar dëme materiale, kryesisht thyerje xhamash, por autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të lënduar. Banorëve u është kërkuar të shmangin zonën deri në njoftim të dytë.
© BalkanWeb