Tragjike në Fier/ Fermeri humb jetën teksa ishte duke punuar tokën me traktor
Sondazh
Loading …
schedule08:54 – 14 Dhjetor, 2025
Një aksident gjatë punës i ka marre jetën një fermeri në Libofshë të Fierit. Incidenti tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të së dielës. Një burrë ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.
Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor e ka goditur viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
Të ngjashme