Tre shqiptarë të arrestuar, një në kërkim/ Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, pranga dhe tre grekëve
Një grup kriminal vrasësish me pagesë, shqiptaro-grek, është goditur nga policia e Greqisë, të cilët dyshohet se fshihen pas tentativës për të ekzekutuar mafiozin Jani Lala.
Në prangat e të ashtuquajturës “FBI” greke kanë rënë Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe Fatjon Prendi nga Lezha, ndërsa në kërkim është shpallur Vasil Theohari, 31 vjec nga fshati Krongj i Finiqit. Si pjesë e këtij grupi në pranga kanë rënë tre shtetas grek përfshirë një grua, ndërsa në kërkim vijon të jetë një shqiptarë I katërt.
Ata dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur në Athinë më 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me automatic, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin. Personi që ka shkrepur këmbëzën, dyshohet të jetë Dhimitër Meci, një person i akuzuar për disja vrasje me pagesë në Greqi.
Të arrestuarit sipas hetuesve ishin të përgatitur madje kishin instaluar kamera të fshehta, për të vëzhguar objektivin e tyre. Ata e kanë ruajtur Jani Lalan, për disa ditë, dhe madje kishin parkuar edhe një furogn pranë karburantit të tij, ku më 16 maj e qëlluarn sapo ai ka hipur në makinë. Dy javë pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Lalën grupi I vrasësve shqiptarë u përpoqën sërish të kapnin objektivin por u zbuluan nga policia.
Dhimitër Meci, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian në Athinë. Pasi u dënua, atij iu dha një lejë 9 ditore, kohë kjo që atij I shërbeu për të kryer një tjetër grabitje në një agjenci, ku mori rreth 65 mijë euro. Pas lirimit të tij në vitin 2011, Policia greke e dyshoi për një vrasje të kryer në vitin 2006. Pas këtyre ngjarjeve ai u zhvendos në Shqipëri ku dyshohet se po ashtu ështu u përfshi në vrasje me pagesë, ndërsa më pas ai u kthye sërish në Greqi ku vazhdoi aktivitetin kriminal. Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo të Greqisë, ai u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012 të shqiptar Artin Kato në Athinë, por më pas ai u dënua vetëm për përkrahje të autorit.
Ndërkohë Fatjon Prendi, po ashtu rezulton me precedent të theksuar kriminale. Ai dyshohet se është pjesë e trafikantëve të një saise prej 1.1 ton kanbisi. Emri I tij del edhe në një ngjarje më 7 dhjetor 2012,ku 4 persona, përfshirë dhe Fatjon Prendin, tentuan të grabisin një banesë. Rezulton se Fajton Prendi në Greqi ka kryer rreht 10 vite burg, për vepra të ndyrhsme penale. Ai njihet si miku i Alfons Ndocit, i vrarë vitin e kaluar në burg në Greqi dhe i akuzuar për disa krime të rënda.