Tre të vdekur, 13 të plagosur në një sulm me bombë në Jemen
Tre persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë në qytetin jugperëndimor të Jemenit, Taiz , raportoi agjencia gjermane e lajmeve (dpa), duke cituar burime sigurie në rajon.
Një pajisje shpërthyese u shpërtheu jashtë selisë së partisë Al Islah në Taiz – një nga qytetet më të populluara nën kontrollin e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit. Partia islamike Al Islah është një nga më të mëdhatë në vend.
Të gjitha viktimat ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Jemeni është përfshirë në luftë civile që nga viti 2014, kur rebelët Huthi të mbështetur nga Irani morën kontrollin e pjesëve të mëdha të veriut, përfshirë kryeqytetin Sanaa.
Arabia Saudite dhe aleatët e saj po luftojnë përkrah qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit në një përpjekje për të shtyrë Huthitët mbrapsht.
Në pjesët jugore dhe lindore të vendit, separatistët – të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe – kontrollojnë një territor të konsiderueshëm, duke i detyruar forcat qeveritare të tërhiqen.
© BalkanWeb