Trump i bën thirrje Japonisë të shmangë provokimet ndaj Kinës për çështjen e Tajvanit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë javë e këshilloi kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, të shmangë provokimin e Kinës për çështjen e sovranitetit të Tajvanit , raportoi të mërkurën Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë japonezë dhe një burim të qeverisë amerikane.
Trump foli me Takaichi pas një telefonate me presidentin kinez Xi Jinping, i cili foli gjatë – për gati gjysmën e bisedës – rreth Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron një provincë kineze.
Burime të agjencisë së lajmeve Reuters në qeverinë japoneze të informuara për çështjen konfirmuan se presidenti amerikan i bëri thirrje kryeministres së arkipelagut të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb