U kapën me kokainë, arrestohen dy persona në Tiranë
Sondazh
Loading …
schedule13:00 – 11 Dhjetor, 2025
Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë me një sasi kokaine. Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia, u sekuestruan 250 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Dy të rinjtë, 23 dhe 33 vjeç u kapën në zonën e Komunës së Parisit, me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilën dyshohet se do ta shisnin në lokalet e kësaj zone.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Të ngjashme