U shoqërua një ditë më parë/ Ish-ortaku Naldo Gjini dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit në Elbasan. Në kërkim një pjesëmarrës në vrasje
Naldo Gjini që u shoqërua dje është shoqëruar nga policia e Elbasanit, dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mond Mëhalla.
Gazetarja e News24 Xhensila Kodra tha se policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje ish-ortakun e Mëhallës në biznes dhe rojen e pikës së karburantit. Sipas hetimeve, Mond Mëhalla ka patur një konflikt me ish-ortakun e tij, i cili nga ana tjetër, ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes së Mëhallës. Ndërsa roja i pikës së karburantit, dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjes.
Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasje.
Vrasja e biznesmenit 43 vjeçar duket se është drejt zbardhjes.
© BalkanWeb