U transferua tek Al-Hilal për para, Ruben Amorim kërkon të rikthejë në PL yllin e madh portugez
15 Dhjetor 2025
19:49
Telesport
Aventurës së Ruben Neves tek Al-Hilal duket se i ka ardhur fundi. Mesfushori difensiv u largua në vitin 2023 nga Wolves për tek Al-Hilal për 55 milionë euro. Arsyeja kryesore ishte sigurisht oferta e majme e klubit saudit.
28-vjeçari portugez është sërish në qendër të tregut evropian të transferimeve pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga Ruben Amorim drejtuar Manchester United. Trajneri portugez dëshiron të forcojë mesfushën me një lojtar që e njeh mirë dhe e konsideron kyç për projektin e tij.
Duke qenë se kontrata e Neves me klubin saudit mbaron në qershor të vitit 2026, largimi i tij që në janar nuk duket ndonjë problem i madh, pasi portugezi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën. Një tjetër arsye madhore për të pranuar transferimin te Man. United është edhe Kupa e Botës. Neves sigurisht që dëshiron të jetë në formën optimale dhe ku ka më mirë se Premier League për të arritur këtë gjë.