U zu rob në Shqipëri në 1943/ Gjykata e Civile e Romës urdhëron Gjermaninë të kompensojë trashëgimtarët e një ushtari italian
Gjermania ka urdhëruar kompensimin e trashëgimtarëve të një ushtari italian i cili u internua në vitin 1943. Gjykata civile e Romës ka njohur shkeljen e së drejtës ndërkombëtare gjatë robërisë së ushtarit.
Gjithashtu Gjykata Civile e Romës vendosi që Gjermania të paguajë 82 000 euro kompensim financiar dhe e konsideroi burgosjen e tij disamujore në kampet e përqendrimit në Gjermani dhe Austri si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Dino Pozzato, një anëtar i Regjimentit të 12-të të Këmbësorisë, u zu rob në Shqipëri më 12 shtator 1943 dhe u detyrua të kryente punë të detyruar në një nënkamp të Mauthausen. Ai u transferua më pas në Stalag XVII dhe më pas në Holzhausen, deri në riatdhesimin e tij më 5 qershor 1945.
Sipas avokatit të familjes, ushtari nuk u shërua kurrë që pas internimit të tij. Në vitin 1982, ai kreu vetëvrasje.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb