Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus në rajonin e Donetskut, publikohen pamjet e aksionit
Sondazh
Loading …
schedule14:43 – 16 Dhjetor, 2025
Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë goditur sistemin raketor rus BM-27 Uragan, dhe personelin në rajonin e Donetskut.
U raportua se natën e 15-16 dhjetorit, njësitë e SOF-it shënjestruan pozicionet ruse në territorin e pushtuar të rajonit të Donetskut duke përdorur dronë FP-2.
Në vendbanimin Blahodatne, SOF goditi vendndodhjen ku ishte pozicionuar një BM-27 Uragan MRLS dhe ekuipazhi i tij.
Për më tepër, SOF shënjestroi një grup personeli rus në afërsi të Pokrovskut.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin operacionin dhe aksionin e mirëorganizuar nga forcat ukrainase.
Të ngjashme