United mendon shitjen e aksioneve! Borxhi neto ka shkuar në 1 miliard dollarë
12 Dhjetor 2025
15:30
Telesport
Manchester United është në telashe. Sipas mediave britanike, borxhi i klubit ka arritur nivelin më të lartë në histori. Bëhet fjalë për borxhin neto dhe shifra është 1 miliard dollarë.
Kjo është hera e parë në histori që klubi anglez ka arritur një nivel të tillë borxhi. Arsyet? E thjeshtë. “Djajtë e kuq” kanë marrë kredi për transferimet e viteve të fundit.
Bashkëpronarët e Manchester United, INEOS dhe Jim Ratcliffe, kanë shtyrë përpara masa për të ulur kostot, por me ulje pagash nuk mund të bësh ndonjë gjë të madhe.
Kubi po vazhdon të ristrukturohet për të ulur kostot operative, por i duhet edhe një rinovim i terreneve sportive. Nuk përjashtohet mundësia e shitjes së aksioneve.