Valencia ndan kreun e Euroleague bashkë më Hapoel, zhgënjen Barcelona, fitojnë Fenerbahce e Real
3 Janar 2026
8:43
Telesport
Valencia Basket është ngjitur në krye të Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 198-të, duke e ndarë atë bashmë me Hapoel Tel Aviv. Spanjollët fituan 86-73 ndaj Partizan Beograd, duke korrur suksesin e 13-të sezona, po aq sa edhe izraelitët, që u mundën në Mynih.
Zhgënjen skuadra e Barcelonës, që u mund 90-74 në shtëpi nga Monaco, me francezët që ndodhen në grupin e skuadrave që ndajnë vendin e dytë me nga 12 fitore secila. Bashkë me francezët është edhe Monaco, Panathinaikos e vetë Barcelona.
Spikat fitorja e Olympiacos ndaj Panathinaikos në derbin grek, ndërsa Virtus Bologna fitoid erin Italian, duke mundur 97-85 Armani Milano. Pa probleme fiton Real Madrid, që në fushën e tij mundi 107-93 Dubai Basketball, duke kapur zonën play out.
Euroleague-Raundi i 19-të
Hapoel Tel Aviv – Zalgiris Kaunas, 80-93
Villeurbanne – Paris Basketball, 94-89
Valencia Basket – Partizan Beograd, 86-73
Barcelona – Monaco, 74-90
Anadolu Efes – Crvena Zvezda, 65-87
Baskonia Gasteiz – Fenerbahce, 93-108
Panathinaikos – Olympiacos, 82-87
Virtus Bologna – Armani Milano, 97-85
Real Madrid – Dubai Basketball, 107-93
Bayern Munich – Maccabi Tel Aviv, 95-71