Varësia nga platformat online dhe rreziku për shëndetin mendor/ PE bën thirrje për ndalimin e mediave sociale për grupmoshën nën 16 vjeç
Parlamenti Europian bën thirrje për ndalimin e mediave sociale për grupmoshën nën 16 vjeç.
Eurodeputetët miratuan të mërkurën me shumicë dërrmuese një rezolutë mbi kufizimet e moshës.
Sipas tyre kjo rezolutë do të ndihmojë prindërit të përballen me rreziqet në rritje të platformave të internetit që krijojnë varësi.
Edhe pse nuk është ligjërisht e detyrueshme, ajo ngre presion për legjislacionin evropian mes alarmit në rritje në lidhje me rreziqet për shëndetin mendor të fëmijëve nga qasja e pakufizuar në internet.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb