Vdekja e 58-vjeçarit në Bulqizë, policia jep detaje: Punonte roje private në minierë, dyshohet se…
Policia e Dibrës ka dhënë detaje nga vdekja e një 58-vjeçari ditën e sotme në Bulqizë.
Sipas policisë, dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi B. K., 58 vjeç, i cili punonte rojë private te një subjekt minerar.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
© BalkanWeb