Vedat Muriqi i pandalshëm këtë sezon, vjen goli i radhës për “bishën” e Kosovës. Vetëm Mbappe më mirë se ai (video)
17 Janar 2026
16:32
Telesport
Mallorca-Athletic Bilbao, e vlefshme për javën e 20-të në La Liga, ka nisur me dy gola të shpejtë. Fillimisht, vendasit gjetën golin që në minutën e 5-të me të zakonshmin Vedat Muriqi.
Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Sergi Darde, Vedat Muriqi dërgon topin në rrjetë me një goditje me të djathtën brenda zonës. Ky është goli i 12-të për sulmuesin e Kosovës këtë sezon në La Liga, duke lënë pas tij emra me peshë si Ferran Torres, Robert Lewandowski, Julian Alvarez, Yamal, Raphinha etj. Më mirë se sulmuesi i Kosovës deri tani ka bërë vetëm Kylian Mbappe, që kryeson renditjen e golashënuesve [ër këtë sezon me 19 gola.
Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi Athletic Bilbao barazoi shifrat në minutën e 7-të me Unai Gomez.