Veliaj: Të shkoj në zyrë për buxhetin/ Letër Këshillit Bashkiak: Kërko leje në SPAK
Sondazh
Loading …
schedule17:55 – 15 Dhjetor, 2025
Kryebashkiaki i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj kërkon të lërë qelinë për tu marrë me buxhetin e vitit 2026 për kryeqytetin.
Në një kërkesë drejtuar këshillit bashkiak, Veliaj shkruan se buxheti është atribut ekzkluziv i tij si kryebashkiak, ndaj dhe s’mund të diskutohet e miratohet pa qene ai i pranishëm.
Veliaj po ashtu thotë se Bashkia e Tiranës pa praninë e tij po falimenton. Sipas tij, përgjatë vitit 2025 kur ai qendroi ne burg, zbatimi i buxhetit me një kryetar të komanduar është në gjendje alarmante, me nivel realizimi shumë të ulët.
Për sa kohë që konsultimet për buxhetin s’mund të kryhen dot në qelinë e Durrësit, Veliaj po i kërkon këshillit bashkiak të Tiranës të kërkojë lirimin e tij të përkohshëm, në të kundërt, pretendon se dikush me qëllim po e pengon.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që anuloi shkarkimin dhe e riktheu në detyrë, Erion Veliaj kërkoi edhe 1 muaj më parë leje për të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak, por nuk iu miratua nga SPAK, dhe mbledhja ashtu si drejtimi i Bashkisë vijoi me kryetaren e komanduar, Anuela Ristanin.
Të ngjashme