“Versioni më i mirë që kemi parë te Armando”, trajneri i Burnley vlerëson Brojën
Armando Broja luajti ndeshjen e parë si titullar me Burnleyn, në atë përballje ndaj Neëcastle. Trajneri i Burnley, Parker vlerësoi paraqitjen e sulmuesit kuqezi.
“Unë isha më të vërtetë i kënaqur me të, me të vërtetë. Mendoj se ishte versioni më i mirë që kemi parë nga Armando. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe të jem i sinqertë mendoj se ishte super.
Në fillimin e ndeshjes, kur ishim 11 kundër 11, ai ishte një platformë për ne, na dhuroi diçka. E bëri edhe kur mbetëm me 10, kur ajo vijëza e energjisë fillon e bie në atë momente, kur je një numër 9 aty para i vetëm dhe mund të humbasësh entuziazmin pasi po lufton i vetëm atje. Por e përsëris, ai ishte super, ndaj jam shumë i lumtur për të.
Rotacion apo zgjedhje? Pak nga të dyja. Mendova se kishim nevojë që të freskonim gjërat pak pas një jave të ngarkuar. Por gjithashtu ndjeja se në këtë ndeshje ndaj një skuadre si Njukasëll, do të na duhej të shfrytëzonim hapësirën që linin pas krahëve, ndaj na duhej ai lloj profili lojtari. Siç e thashë, funksionoi mirë”,- tha ai.
© BalkanWeb