VIDEO/ 7 orë “ngujim” në Kryeministri, Balluku nuk del nga ndërtesa qeveritare, largohet Rama
Kryeministri Edi Rama largohet nga selia e Kryeministrisë. Mësohet se kreu i qeverisë për 7 orë me radhë bisedoi me zëvendësen e tij Belinda Balluku, pas vendimit të GJKKO që e pezulloi atë nga detyra.
Ndërkohë, burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se makina e Ballukut ndodhet ende pranë ambienteve të Kryeministrisë.
Zv/kryeministrja e pezulluar nga detyra ndodhet në selinë qeveritare prej orës 12:15 minuta të kësaj të enjte.
Po sipas burimeve, takimi i Ramës me Ballukun është shoqëruar me debate me tone të larta. Vendimi i GJKKO që e pezullon atë nga detyra pamundëson ushtrimin e funksioneve nga Balluku. Mësohet se kryeministri Rama i ka kërkuar asaj dorëheqjen.
Në komunikatën zyrtare për mediat, SPAK njoftoi ngritjen e një akuze të re për Belinda Ballukun, këtë herë për tenderin e Unazës së Madhe të Tiranës, loti 4. Balluku dyshohet gjithashtu, si në rastin e tunelit të Llogarasë, për favorizim të operatorëve pjesëmarrës në tender.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb