(VIDEO) Barcelona fluturon në finale me “manita”, Bilbao si turist në Arabi Saudite! Sulmi katalanas me gola dhe asiste
7 Janar 2026
21:51
Telesport
Gjithçka e lehtë për Barcelonën e Hansi Flick që ka siguruar vendin për në finalen e Superkupës së Spanjës. Një ndeshje ajo ndaj Athletic Bilbaos e vendosur në vetëm 38 minuta lojë pasi djemtë e Hansi Flick, edhe pse me Yamal në stol, e kanë nisur zjarr dhe janë dashur vetëm 22 mintua që të vijë goli i parë me anë të Ferran Torres.
Vetëm 8 minuta më pas ka ardhur dyfishimi me anë të Fermin Lopez dhe 4 minuta të tjera më vonë goli i tretë me Roony Bardghji, teksa ka qenë Raphinha me një eurogol ai që ka vulosur pokerin në pjesën e parë ku ekipi bask ka bërë thjesht xhiron e fushës dhe ska kuptuar asgjë.
Në fillim të pjesës së dytë Raphinha ka shënuar golin e pestë dhe më pas ka qenë një menaxhim i qetë për katalanasit. Flick ka bërë disa ndryshime duke hedhur në fushë Martin, Rashford, Yamal, Bernal dhe Olmo dhe shplodhur kështu ata që ishin protagonistë në pjesën e parë.
Finalisti tjetër do të vendoset ditën e enjte, mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.