VIDEO/ Begaj liroi nga detyra Komandantin e Forcës Tokësore, Meçollari: Lidhet me bazën e Limionit. SPAK po imponon lëvizje drastike në FA, pritet të largohet edhe…
Ish-zv/komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari paralajmëron lëvizje të forta në radhët e Forcave të Armatosura që sipas tij lidhen me hetimet për bazën e Limionit.
Sipas Meçollarit, lëvizja e parë ishte lirimi nga detyra i Komandantit të Forcës Tokësore, Ilir Xhebexhia, i cili sipas tij ka lidhur kontrata me “Marina Bay Saranda”.
Meçollari shkon edhe më tej kur thotë se i radhës që pritet të largohet nga Begaj është Komandanti i Forcës Detare.
Reagimi i Meçollarit
SPAK imponon lëvizje drastike në FA. Lirohet nga detyra Komandanti i Forcës Tokësore dhe pritet të lëvizi dhe ai i Forcës Detare.
Komandanti i Përgjithshëm i FA Bajram Begaj ka firmosur levizjen nga detyra përpara afatit të Komandantit të Forcës Tokësore, . Ai ka qënë më parë, midis viteve 2020-2022, Komsndant i Forcës Detare, kohë që ka lidhur dy kontrata shtesë me kompaninë Marina Bay Saranda për të lehtësuar dorëzimin e bazës Detare të Limionit, në Sarandë. Komandanti i larguar është thirrur disa herë në SPAK lidhur me bazën e Limionit dhe Shëngjinit.
Këto ditë pritet lirimi nga detyra e Komandantit të Forcës Detare, gjithashtu përpara afatit. Ai ka qënë i përfshirë në dorëzimin e bazës detare të Limionit, e cils çoi në vendosjen nën sekuestro preventive nga GJKKO, me kërkes të SPAK. Komandanti që pritet të largohet është thirrur disa herë në SPAK lidhur me bazën e Limionit. Vonesa në lirimin e Komandantit të Forcës Detare duket se ka lidhje me festimet këto ditë të 100-vjetorit të Forcës Detare.
© BalkanWeb