VIDEO/ Berisha njofton datën e protestës kombëtare në Tiranë: Në 22 dhjetor demokratët zbresin para Kryeministrisë
Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi thirrjen e një proteste kombëtare në datën 22 dhjetor në Tiranë.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se protesta do të jetë e vetmja rrugë që do të ndjekë opozita në përballje me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Sali Berisha: Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë. I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira. Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD.
© BalkanWeb