VIDEO/ Breshëri plumbash brenda berberhanes, zbardhet dinamika e ngjarjes në Lezhë, i plagosuri…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Lezhë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda një berberhaneje, ku dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Autori ende nuk është identifikuar dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
I plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
© BalkanWeb