VIDEO/ Dita e Pavarësisë, atmosferë festive në pikën kufitare të Kakavijës
Në Ditën e Pavarësisë, udhëtarët që hynin në territorin shqiptar në pikën kufitare të Kakavijës u pritën me këngë, traditë dhe simbolikë kombëtare.
Një grup fëmijësh nga Gjirokastra, të veshur me kostume popullore, sollën këngë polifonike dhe motive të trashëgimisë sonë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë për të gjithë udhëtarët.
Ndërsa një vajzë e veshur me kostumin karakteristik të Dropullit shpërndante flamujt kuq e zi, duke përcjellë mesazhin e krenarisë dhe identitetit shqiptar në këtë ditë të rëndësishme.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb