VIDEO/ Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se Hoxha është thirrur nga prokurorët për t’u pyetur lidhur me financimin e Kuvendit të Rithemelimit. Një ditë më parë, për të njëjtën arsye u paraqit edhe deputeti demokrat Belind Këlliçi.
Ky i fundit u mor në pyetje lidhur me një padi që është bërë në vitin 2021 nga Gazment Bardhi sa i përket Kuvendit të Rithemelimit.
© BalkanWeb