VIDEO/ Fishekzjarrë, paradë me makina, Fieri feston ditën e Pavarësisë
Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë vijon në qytetin e Fierit . Dhjetëra qytetare me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme.
Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke iu bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare.
Ndërkohë parada e automjeteve është shoqëruar edhe me një spektakël fishekzjarrësh duke e bërë atmosferën edhe më elektrizuese.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb