VIDEO/ Habiten truprojat e udhëheqësit rus, roboti vallëzon përballë Putinit
Një robot humanoid me inteligjencë artificiale zhvilloi shfaqje përballë Vladimir Putinit në një ekspozitë të organizuar nga Sberbank, banka më e madhe e Rusisë.
Roboti, që quhet Grin, u paraqit para presidentit rus dhe, para se të niste të kërcente, i tha: “Emri im është Grin. Jam roboti i parë humanoid rus me AI të integruar. Kjo do të thotë se nuk jam thjesht një program në ekran, por një mishërim fizik i teknologjisë.”
Pastaj filloi të lëvizte në ritmin e një kënge, madje i tha Putinit se ishte “kënga e tij e preferuar”.
Sberbank premton se softueri i Grinit do të përditësohet vazhdimisht dhe së shpejti do të integrohet në disa departamente të bankës në kuadër të një projekti pilot; roboti do të kryejë edhe detyra fizike.
Gjatë demonstrimit, që u transmetua nga televizioni shtetëror, rojet e Putinit ishin në gatishmëri maksimale: njëri prej tyre u vendos menjëherë mes presidentit dhe robotit sapo ky i fundit mbaroi kërcimin – “për çdo rast”.
Putini e quajti shfaqjen “shumë të bukur”, e falënderoi robotin dhe vazhdoi vizitën.
Kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi një robot tjetër rus me AI, i quajtur Aidol, dështoi spektakolarisht gjatë një prezantimi: sapo doli në skenë, u rrëzua përtokë.
Gjatë të njëjtës ekspozitë, Putini provoi edhe një ATM të ri të Sberbank-ut që, falë një kamere, të jep një raport të shpejtë shëndetësor bazuar në 10 tregues (përfshirë puls dhe presion). Presidenti rus tha me të qeshur se sapo kishte bërë kontrollin e rregullt dhe “gjithçka është në rregull”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb