VIDEO/ Investimet në ishullin e Sazanit, dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë nën masa të rrepta sigurie
Nën masa të rrepta sigurie, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur sot në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.
Ai ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit.
Burimet bëjnë me dije se nuk do të zhvillohet ndonjë takim me përfaqësues të pushtetit lokal.
© BalkanWeb