VIDEO/ Investimet strategjike në Zvërnec e Sazan, përfundon takimi i Ramës me Ivanka Trump në Vlorë. Largohen drejt Orikumit
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me Ivanka Trump, vajzën e Donald Trump, në Vlorë.
Pas darkës private ata janë larguar drejt Orikumit.
Në fokus të bisedimeve të kryeministrit me vajzën e Presidentit të SHBA do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner do të sjellin disa nga kompanitë më të famshme ndërkombëtare në fushën e turizmit, për të investuar në hoteleri në bregdetin e Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit.
© BalkanWeb