VIDEO/ “Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del i gjallë”! “Shqipëria Bëhet” nis protestën para Kryeministrisë, pankarta ironizuese për Ramën dhe Ballukun
“Shqipëria Bëhet” nis protestën para Kryeministrisë.
Mbështetësit e Adriatik Lapajt mbajnë pankarta ironizuese për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij, Belinda Balluku.
Një tjetër pankartë satirizuese ishte edhe ajo ku shkruhej: “Shqiptarët po mbyten, Kryeministri loz me breshkat”.
“Shqipëria Bëhet” kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Balluku pasi kjo e fundit u mor e pandehur nga SPAK për aferën me tenderat e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës.
© BalkanWeb