VIDEO/ Pamje nga makina e djegur në Llogara, shoferi i djegur, grupi hetimor në vendngjarje. Çfarë dyshohet
Sondazh
Loading …
schedule16:31 – 15 Dhjetor, 2025
Pamjet të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Qafën e Llogarasë. Një automjet u përfshi nga flakët. Brenda automjetit u gjet një person i djegur. Policia ka rrezuar zonën, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë, ndërsa në vijim pritet të hidhet dritë rreth kësaj ngjarje të rëndë.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale apo jo…Por sipas informacioneve paraprake të policisë së Vlorës dyshohet për vetëvrasje.
ABCNews mëson se ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë për djegien e automjetit. Ndërsa dyshohet që viktima të jetë i moshës 35-40 vjeç, nga Berati.
Të ngjashme