VIDEO/ “Përballja” e parë e Berishës me Salianjin në mbledhjen e Kryesisë së PD, pas nisjes së turit të takimeve me demokratët
Ndonëse ka pasur ‘përplasje’ mes tyre në distancë, ku Berisha nuk është kursyer me deklaratat, Ervin Salianji është shfaqur sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.
Teksa Berisha nisi të fliste në mbledhje me demokratët, Salianji është i ulur në të njëjtën tryezë.
Kujtojmë se Salianji ka nisur një tur me takime, ku përmes foltores nxit demokratët për bashkim, ku sipas tij misioni dhe qëllimi është rrëzimi i qeverisë ‘Rama’.
© BalkanWeb