VIDEO/ Ra nga një shkëmb 40 metra i lartë në Kinë, turisti i shpëton mrekullisht vdekjes
Një turist në Kinë ka kaluar çaste grope, por edhe fat të jashtëzakonshëm, pasi ra nga një shkëmb rreth 40 metra i lartë ndërsa përpiqej të bënte një selfie në Parkun Malor Huangying, në Guang’an. Momentet dramatike, të kapura nga një dëshmitar okular, tregojnë burrin teksa humb ekuilibrin dhe rrëshqet drejt boshllëkut. Megjithëse rrëzimi ishte i rëndë dhe terreni tepër i rrezikshëm, ai arriti të mbijetojë.
Në një postim të mëvonshëm në rrjetet sociale, turisti deklaroi se ndjeu se “perënditë e malit e ndihmuan”. “Rashë nga një shkëmb 40 metra i lartë dhe rrëshqita për gati 15 metra. Kur shkëmbinjtë u shembën nën këmbët e mia, mendova se do të vdisja. Është e mrekullueshme të jesh gjallë,” ka shkruar ai.
Pamjet e rënies kanë qarkulluar gjerësisht në internet gjatë 24 orëve të fundit, por një zëdhënës i parkut natyror i tha gazetës Mirror dje (12.08.2025) se deri më tani nuk kanë marrë asnjë raport zyrtar për një incident të tillë.
Sipas zëdhënësit, zona e njohur si “Blade Rock”, ku dyshohet se ka ndodhur aksidenti, nuk ndodhet brenda kufijve zyrtarë të zonës turistike. Ai theksoi se aty “lejohet vetëm vëzhgimi nga distanca dhe në asnjë rrethanë nuk lejohet ngjitja”. Autoritetet apeluan që vizitorët të respektojnë rregullat e sigurisë, të shmangin zonat e mbyllura ose të paautorizuara dhe të tregohen të kujdesshëm gjatë eksplorimeve në natyrë.
🚨🇨🇳 Meanwhile in China
Tourist falls 40 Meters of a cliff – trying to take a selfie, he survived and immediately took to social media to tell the tale. pic.twitter.com/GjRdmNbClA
— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) December 8, 2025
© BalkanWeb