VIDEO/ Reali triumfon mes vuajtjes, ndaj Vallecanos vendos një gol në fund
Real Madrid vuan por fiton 2-1 ndaj Vallecanos. U mendua se gjërat do të ishin të lehta, sidomos pas golit të Vinicius, por nuk ndodhi kështu.
Rayo u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe vendosi ekuilibrat me De Frutos.
Los Blancos shtuan presionin por hasën vështirësi në konkretizim. Goli i triumfit për Realin erdhi vetëm në fund, me anë të Kylian Mbappe, i cili përktheu në gol një penallti. Ekipi i Arbeloas renditet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Barcelona.
© BalkanWeb