VIDEO/ SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë
SHBA- Dy anëtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Farragut West në qendër të Uashingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, njëri prej tyre është qëlluar në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Gjithashtu po punohet për kapjen e autorëve.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: